Selimi, Vitisë: Ministër a Prishtinën a vaksinën?

29 gusht 2021 | 17:57

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka kritikuar qeverinë për mos menaxhimin e mirë të situatës për vaksinimin e popullsisë, pas rritjes së rasteve të vdekjes nga Covid-19, ku vetëm sot u regjistruan 36 të tilla.

“Shfrenimi i Qeverisë Kurti, duke e injoruar vaksinimin e qytetarëve, po sjell pasoja katastrofale për qytetarët tanë”, ka shkruar në “Facebook” ish-ministri i Drejtësisë.

Sipas Selimit kjo gjendje, në të cilën 36 qytetarë humbën jetën sot dhe dhjetëra të tjerë gjatë ditëve të fundit, kërkon reagim dhe mobilizim të përgjithshëm, e jo shkurtime buxhetore për mantilbardhët.

“Qeveria të bëjë mobilizimin e përgjithshëm të mjekëve dhe teknikëve me njësi mobile që të përshpejtohet procesi i vaksinimit”.

“Prioritet mbi prioritetet duhet të jetë trajtimi i dinjitetshëm i mantilbardhëve dhe sigurimi i vaksinave, e jo të pritet lëmoshë në kohën kur për çdo ditë na vdesin me dhjetëra qytetarë”, ka shtuar Selimi.

Sipas Selimit, ministri i Shëndetësisë s’mundet ta fajësojë popullin për mos vaksinim, pasi sipas tij, ai e di se ka përgjegjësi morale e juridike në këtë rast.

“Shembujt e një organizimi të mirëfilltë ka mundur t’i marrë në shtetet që e kanë kryer me sukses vaksinimin e jo krejt Kryeqyteti me një pikë vaksinimi. Shto këtu edhe vonesën dhe mungesën e vaksinave”, ka shkruar Selimi. “Ministër a Prishtinën a vaksinën?”, ka përfunduar ish-ministri i Drejtësisë, nga radhët e AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Sigal Prishtina ka njoftuar për transferimin edhe të një…