Selimi: Vjosa Osmani është kundër seancës për mocionin e LDK-së në këtë kohë
24 mars 2020
| 16:58
Ka përfunduar Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa është votuar që nesër të mbahet seanca për mocionin e LDK-së.
Për media ka folur Rexhep Selimi nga VV i cili tha se nga 6 vota, 4 kanë qenë për t’u mbajt dhe 2 kundër.
“Shihemi nesër në seancë me gjasë, nëse s’respektohet thirrja jonë dhe e ambasadave të QUINT-it si dhe vullneti i qytetarëve. Kanë qenë 4 vota për t’u mbajt seanca dhe 2 kundër. Nga 6 anëtarët e kryesisë, kryetarja Osmani dhe nënkryetarja Nagavci kanë qenë që kjo seancë të mbahet në rrethana të tjera”, u shpreh Rexhepi.