Selimi: Vuçiqit duhet t’i ndalohet e gjithë Kosova
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk duhet t’i ndalohet vizita vetëm në Drenicë, por në të gjithë Kosovën.
“Vuqiçit duhet t’i ndalohet edhe Drenica, por jo vetëm kaq, atij duhet t’i ndalohet edhe e gjithë Kosova. Ai s’kishte as pse të lejohej në Ujman, pa lere më edhe në Drenicë.
Ardhja e tij në Kosovë është rezultat i marrëveshjeve të fshehta me Thaçin. Madje ajo çfarë ndodhi këto dy ditë me vizitat millosheviqiane të Vuqiçit është vetëm një pjesë nga skenare të fshehta të ‘normalizimit’ të marrëdhënieve me Serbinë.
Në rrethanat e tilla nuk ka perse të befasohet as Vulini për atë se çfarë paska dëgjuar sot në Drenicë. Armiqtë nuk priten ndryshe”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/