Selmanaj: 78 ditë prej kur BE-ja i vuri masa Kosovës, ata që e bombarduan Serbinë po na ndëshkojnë

14 shtator 2023 | 11:26

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë në Kuvend se “kjo logjikë qeverisëse po punon kundër interesave kombëtare të Kosovës” dhe se “çdo logjikë tjetër nuk ka vend”.

Selmanaj ka thënë se janë bërë 78 ditë prej kur BE-ja e ka ndëshkuar Kosovën, po aq ditë sa kishin zgjatur bombardimet ndaj Beogradit.

Selmanaj ka thënë se “pyetja logjike që shtrohet sot është edhe sa ditë na duhen neve që ekonomia e Kosovës të demolohet, të gjunjëzohet nga sanksionet”.

“Po ata që e bombarduan Serbinë janë bërë bashkë, por kësaj here për të ndëshkuar politikën e kësaj Qeverie, e fatkeqësisht përmes saj për ta ndëshkuar edhe popullin e Kosovës, duke vendosur sanksione kundër Kosovës”.

“Më thoni ju mua a e di kush agjendën, për çka takohen këta njerëz? A keni idenë më të vogël cila është tema që do ta diskutojnë këta?”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…