Selmanaj: AAK-ja nuk e voton qeverinë Kurti

03 shkurt 2020 | 10:54

Para fillimit të seancës plenare për votimin e qeverisë re, deputeti Rasim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë qeverinë Kurti.

Selmanaj për “Kosovapress” ka thënë se dy partitë që kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje kanë humbur katër muaj kohë për poste.

“Ne si grup parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës jemi opozitë dhe normal që ne do të votojmë kundër kësaj qeverie. Por ajo që dua të them është se Kosovës, pa asnjë arsyeje të vetme i humbën katër muaj pa i formuar institucionet edhe këta kanë ardhur në pikën fillestare, ku kanë filluar negociatat. Kështu që mendoj që ka lënë një shije të keqe përkundër premtimeve se nuk negociojmë për poste, u pa që gjithë kjo është negociuar për ministri e pozita të ndryshme qeveritare”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti, i mandatuar për kryeministër, ka folur para medieve…