Selmanaj i AAK-së thotë se nuk e voton demarkacionin pa raportin e Bulliqit
22 shkurt 2018
| 12:17
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka thënë se nëse nuk votohet raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit, ai do të jetë kundër demarkacionit me Malin e Zi.
“Nëse raporti i komisionit Bulliqi nuk bëhet sot me ligj, vota ime është kundër!”, ka thënë Selmanaj
Kundër futjes në votim të këtij raporti kanë dalë deputetët e LDK-së, të cilët kanë thënë se do të votojnë kundër nëse ky raport përfshihet në marrëveshje.