Selmanaj- Abazit: Elementi më përçarës i qeverisë jeni ju
Një deklaratë e zëvendëskryeminsitrit Haki Abazi ka shkaktuar reagim të ashpër të deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, që e akuzoi Abazin se është elementi më përqarës i koalicionit.
“Elementi më përqarës i qeverisë jeni ju. Nuk është shteti lozhë e masonëve që ti thiresh çdo moment. Zoti Kurti unë djej keqardhje që ke ra pre e këtij personi. Gjuha e tij me ministrat dhe zëvendëskryeminstrat tjerë ka bërë që ata të mos jenë këtu. Njerëz si ky nuk i duhen shtetit zoti Kurti, munden me pas pozitë dikun tjetër por jo si i dyti i vendit”, ka thënë Selmanaj.
Debati është duke vazhduar ende me tone të ashpra, teksa nuk kanë munguar as përplasjet brenda partisë.
Pas përfundimit të debatit pritet që mocioni të hidhet në votim, e më pas qeveria konsiderohet si qeveri në detyrë.