Selmanaj akuzon qeverinë e kaluar për mos përfundimin e rrugës Deçan-Plavë
Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka akuzuar qeverinë e kaluar për mos përfundimin e rrugës Deçan-Plavë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qeveria Kurti i ka hequr nga buxheti mjetet e ndara për këtë projekt.
Sipas tij, sikur ato mjete të mos hiqeshin sot rruga Deçan-Plavë pothuajse kishte përfunduar!
Postimi i plotë i Selmanajt:
Tashmë kur rruga Deçan-Plavë u ba tëmë diskutimi, disa parti opozitare po e ngrisin zërin duke shpreh shqetësimin e tyre për nderprerjen e kësaj rruge te pjesa 5 kilometërshe.
Ishte qeveria Kurti që i hoqi nga buxheti mjetet e ndara për këtë projekt!
Sikur ato mjete të mos hiqeshin sot rruga Deçan-Plavë pothuajse kishte përfunduar!
Qeveria Kurti në njërën anë i ndaloi mjetet, ndërsa në anën tjetër sot shpreh “shqetësim” e bënë “kritika “, këto dyja nuk shkojnë bashkë!
Megjithatë rruga po bëhet!