Selmanaj: Askush s’po e pret Kurtin në ShBA
Ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se për një vit sa është në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, krijohet përshtypja se vendi nuk ka pasur qeveri të mirëfilltë, raporton Ekonomia Online ngaqë, sipas tij, ndonëse për herë të parë është formuar një qeveri që e vetme e ka shumicën, por që nuk ka bërë thuajse asgjë.
Deputeti i LDK-së thotë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk ka qartësi për zhvillim ekonomik, politikë të jashtme dhe dialog.
“Për herë të parë në historinë e Kosovës kemi pasur një rezultat të zgjedhjeve që ka nxjerrë një Qeveri të fuqishme. Kjo ishte dashur të përkthehet me shumë lehtësi për qeverisjen, për të kryer punë, për të dhënë vendime për të realizuar programin e tyre qeverisës. Fatkeqësisht për një vit qeverisje të krijohet përshtypja sikur Kosova nuk ka pasur Qeveri të mirëfilltë, më tepër një lloj qeverisje sepse nuk ka qartësi as për zhvillim ekonomik, as për masa që duhet të ndërmarrë, as për vizionin e tyre për ekonomi politikë të jashtme e dialog”, tha Selmanaj.
Mes tjerash, ai tha se qeveria Hoti pas dy jave pasi kishte marrë detyrën ishte ftuar nga zyrtarë të ShBA-së për takime, ndërsa Kurtin nuk po e pret askush.
Sipas tij, krerët e institucioneve akoma janë duke mësuar se çfarë duhet bërë dhe se si qeveriset me vendin, e nuk ka agjendë e strategji për vizat, anëtarësimin në BE e çështje të tjera më rëndësi, raporton EO.
“Çfarë ndodhi me këta, asnjë aplikim, asnjë agjendë të qartë për aplikim, nuk e kanë idenë se ku duhet të aplikojë Kosova dhe cila është rruga e saj, asnjë strategji me 5 shtet mosnjohëse, asnjë strategji për rrugën në BE dhe liberalizim të vizave. Vizita jo serioze. Qeveria Hoti është ftuar nga ShBA-ja për të shkuar në Uashington pas dyjave”.
“Ndërsa një vit Albin Kurit nuk po arrin të draftojë agjendë dhe nuk po dinë kë ta vendos në agjendë sepse nuk po e pret askush. Tash po sillemi sikur nuk kemi partneritet me ta. Kjo Qeveri akoma është në kërkim të agjendës së kësaj qeverisje. Akoma janë duke u mësuar se çfarë duhet bërë. Unë po e shoh se do t’i shkon duke provuar për të mësuar e nga ana tjetër duke i sjellë dëme vendit”.