Selmanaj do të jetë zëvendëskryeministër për integrime evropiane
Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj nga sot do të jetë përgjegjës për procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Kështu ka deklaruar kryeministri Avdullah Hoti në tryezën e konsultative me Shoqërinë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane.
“Zëvendëskryeministri Selmanaj do të mbuloj pjesën e integrimeve evropiane, pra do të jetë zëvendëskryeministër për çështje të integrimeve evropiane. Ai ka përvojë të gjatë në shoqërinë civile, besoj me shumicën prej jush njihet edhe personalisht, ose mund të keni punuar bashkë. Dhe unë besoj se së bashku me ju dhe stafin i cili është mjaft i përgatitur brenda zyrës dhe departamenteve që mbulojnë çështjet e integrimeve evropiane të punojnë së bashku në quarjen përpara të agjendës evropiane”, ka deklaruar Hoti.