Selmanaj e Hoti lajmërohen nga një bar i Prishtinës me sandviç
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar se bashkë me një pjesë të kabinetit të tij, kanë vizituar një nga baret e Prishtinës, që sipas tij është shembull për respektimin e masave kundër koronavirusit.
Në një nga fotografitë e publikuara nga kryeministri shihet zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, duke mbajtur në duar një sandviç, ushqim ky që e merr kryeministri në punë, për të cilin pati shumë komente.
Postimi i plotë i Hotit:
#gastroshembull
Sot e vizituam një prej bareve të Prishtinës, që është shembull i respektimit të masave kundër #COVID19. Nga sot, kemi filluar të goditemi edhe më shumë nga vala e dytë e pandemisë dhe gastronomia mbetet një prej sektorëve që kërkon shumë më shumë vëmendje, sidomos për shkak të ndikimit që ka në ekonominë e vendit.
Prandaj, ju bëjë thirrje të gjithë gastronomëve që t’i respektojnë në përpikmëri masat, sepse një mbyllje tjetër për gastronominë do të linte pasoja shumë të mëdha në ekonominë e vendit.