Selmanaj e quan ‘korrupsion të hapur’ ndarjen e 100 eurove për pensionistë dhe fëmijë në kohë fushate
22 dhjetor 2024
| 13:10
“Korrupsion i hapur”, ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, në një postim reagues ndaj vendimit të qeverisë kosovare në kohë fushate zgjedhore që të ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët në vend.
Vetë ideja e shpërndarjes së parasë publike në kohë fushate përbën keqpërdorim të pushtetit për përfitim elektoral.
“Shpërndarja e parasë publike në kohë fushatë është korrupsion i hapur! Qeveria e Albin Kurtit – HIBRIDIT që uli investimet, dyfishoi çmimet dhe la institucionet në krizë, tani po përpiqet të blejë vota me paratë tona. Këto janë 4 vjet të humbura. 4 vite dështim dhe regres në çdo sferë të jetës në Kosovë. Më 9 shkurt, zgjidh NDRYSHIMIN, jo mashtrimin!”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.