Selmanaj fajëson opozitën për mosmiratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka kritikuar opozitën për mosmiratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se deputetët e opozitës nga frika që ky projektligj do mund të kalojë nga deputetët e koalicionit qeverisës, ata bllokuan aprovimin e tij me mospjesëmarrje në votim.
Postimi i plotë i Selmanajt:
Për keqardhje…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë nuk e votojnë P/ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili do u mundësonte qytetarëve qasje në 200 milion euro nga kursimet e tyre.
Madje deputetët opozitar nga frika që ky p/ligj do mund të kaloj nga deputetët nga radhët e pushtetit, ata për ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin që të mos marrin pjesë fare në votim.
Vërtet shtrohet pyetja kë përfaqësojnë këta deputetë?
A kanë ndjesinë për nevojat e qytetarëve?
A kanë idenë se në çfarë rrethanash na ka sjellë situata me Covid 19?
Vërtetë keq, keq, keq…..