Selmanaj flet për ‘gjendje alarmi’: Qytetarët po ikin, s’them se trendi është vetëm tani
16 shkurt 2023
| 11:42
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka alarmuar për largimin e qytetarëve nga vendi.
Ai ka thënë se duhet ngritur gjendja e alarmit.
“Unë nuk e them që ky trend është vetëm tani. Unë them që në 10 vitet e fundit, afër 600 mijë njerëz të Kosovës, rreth 30 për qind e popullatës kanë ikur prej Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kosova kështu po shkon duke u bërë më pak e populluar sesa Mali i Zi.