Selmanaj ‘godet’ Kurtin: Kosova është shumë e madhe për diktatorin e vogël!

12 korrik 2024 | 15:53

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar sërish për miratimin e Projektligjit të KPM-së nga ana e pushtetit.

Selmanaj i ka numëruar disa prej “skandaleve” më të mëdha të qeverisë, teksa e ka quajtur Kurtin “diktator të vogël”.

“Z. diktator, të njoftojmë se Kosova është më e madhe se Vetëvendosja dhe mendësia juaj komuniste. Nëse keni arritur që LV-në ta udhëhiqni me diktat, nuk do të lejojmë që Kosova të bjerë nën diktaturën tuaj”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Selmanaj:

Kosova është shumë e madhe për diktatorin e vogël!

Përkundër rekomandimeve nga BE, opozita, organizatat vendore dhe evropiane të gazetarëve, qeveria dhe shumica parlamentare e Albin Kurtit dje miratoj Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, përmes të cilit synon të kontrollojë dhe kufizojë lirinë e mediave.

Sa ishte në opozitë, Kurti shfrytëzoi këto media për ta promovuar veten dhe shpërndarë propagandën e tij. Ishin po këto media që bënë publike aferën Pronto, nepotizmin, dyshimet për shpronësime dhe shumë e shumë skandale të tjera.

Mirëpo tani, kur mediat raportojnë për:

❌Miliona eurot e Martin Berishës nga GEN-i i Beogradit;

❌Vjedhjet në rezervat shtetërore nga Rozeta Hajdari;

❌Miliona euro me kontrata sekrete;

❌Falja e borgjeve në mënyrë të kundërligjshme;

❌Dështimin në ndërtimin e 160 çerdheve;

❌Dështimin në ndërtimin e banesave me çmim të arsyeshëm;

❌Dështimet e reformave në drejtësi;

❌Kapjen e RTK-së për të shpërndarë propagandë partiake;

❌Dështimin e tërësishëm në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe çdo fushë tjetër;

❌Nepotizmin dhe familjarizmin e skajshëm në çdo institucion publik;

….tani diktatori i vogël miraton Ligjin për të kontrolluar mediat.

Mirëpo, z. diktator, të njoftojmë se Kosova është më e madhe se Vetëvendosja dhe mendësia juaj komuniste. Nëse keni arritur që LV-në ta udhëhiqni me diktat, nuk do të lejojmë që Kosova të bjerë nën diktaturën tuaj.

Ashtu siç ju kanë dështuar përpjekjet për:

✅Kontrollimin e ekonomisë përmes ligjit të çmimeve,

✅Kapjen e Prokurorisë përmes Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës;

✅Shuarjen e sindikatave sepse kërkojnë kushte më të mira të punës;

✅Dëmtimin e administratës shtetërore përmes Ligjit për zyrtarët publikë dhe Ligjit për paga;

✅Kontrollin e Shërbimit Civil të Kosovës përmes shkarkimeve të paligjshme të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës;

✅Shkarkimin e Bordit të OSHP-së.

Kosova ka kaluar nëpër diktatura dhe nuk do të lejojmë kurrë që të na përsëritet. Kosova është shumë e madhe për diktatorin e vogël!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka reaguar…