Selmanaj, Haxhiut: Nga është ky zell që Kosova të strehojë kriminelë?
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka raportuar të mërkurën në Komisionin për Legjislacion në lidhje me marrëveshjen që është arritur në mes të Kosovës dhe Danimarkës për marrjen me qira të Qendrës Korrektuese në Gjilan.
Gjatë raportimit, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e ka pyetur ministren Haxhiu se për çfarë arsyeje kanë shprehur gatishmërinë që Kosova të strehojë kriminelë nga Danimarka.
“Nga është ky zell që Kosova e para të strehojë kriminelë? Nëse do të aplikohen ligje daneze, a po? A ka informata se nga janë këta kriminelë, çfarë natyre të krimeve kanë bërë, si do të vizitohen nga familjarët, dhe nëse e kryejnë burgimin ku do të shkojnë ata? 200 të burgosur janë në burgun e Gjilanit, ku do të dërgohen ata dhe a po ua cenojmë të drejtën e tyre”, ka thënë Selmanaj, i cili ka marrë këtë përgjigje nga ministrja Haxhiu.
“Së pari e thash së është e trashëguar nga qeveria e kaluar. Por, duke pasur parasysh qëndrimet me Danimarkën dhe duke pasur parasysh që kemi hapësire të mjaftueshëm, kemi vendosur që t’ua ofrojmë me qira këtë qendër”, ka thënë ajo.