Selmanaj i ashpër me LV-në: Për faqe të zezë, turp!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Guxo.
Kjo kritikë e tij ka ardhur pasi gruaja e Liburn Aliut dhe nipi i Besnik Bislimit janë zgjedhur në bordin e KOSTT-it.
“LVV&Guxo- shumicë parlamentare për faqe të zezë! Vetëm në seancën e sotme, punësuan gra e nipa në ndërmarrje publike, votuan projektligje kundër kushtetuese dhe demoluan procedurat e ligjbërjes, duke mos i lejuar deputetët të parashtrojnë amendamente, sepse nuk i lanë kohë më shumë se 1 minutë secilit komision të përhershëm. Demolim i parlamentarizmit, demolim i demokracisë, shumicë parlamentare që do mbahet mend gjatë për mediokritet dhe sharllatanizëm institucional. TURP!”, ka shkruar Slelmanaj në “Facebook”.