Selmanaj i LDK-së: Dita e 70-të nën sanksione, shkaku i Kurtit dhe qeverisjes së tij

06 shtator 2023 | 13:29

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se sot janë bërë 70 ditë prej kur Kosovës i janë vënë sanksionet nga Bashkimi Evropian.

Ai ka shkruar në “Facebook” se Kurti “më në fund e ka pranuar që sanksionet po e dëmtojnë Kosovën financiarisht dhe politikisht”.

“Po i dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe bizneset e Kosovës”, ka shkruar ai.

Por, Selmanaj ka thënë se ajo që Kurti po e fsheh është “se pas 24 viteve Kosova për herë të parë ndëshkohet me sanksione nga bota demokratike dhe aleatët tanë”.

“Mirëpo ajo çka Kurti po fshehë është se pas 24 viteve Kosova për herë të parë, ndëshkohet me sanksione nga bota demokratike dhe aleatët tanë, edhe kjo ndodh për shkak të tij dhe gjatë qeverisjes së tij”, ka shkruar Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u përpjekur të ndjekin trendet e modës, disa gra…