Selmanaj i LDK-së: Janë bërë dy muaj që kur bota demokratike i vendosi sanksione Kosovës

27 gusht 2023 | 14:10

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se tashmë janë bërë dy muaj që prej se Kosova është futur nën sanksione nga Bashkimi Evropian (BE).

Selmanaj përmes një shkrimi në “Facebook”, ka renditur miliona euro që janë bllokuar dhe procese të tjera për shkak të qeverisë Kurti.

Ai ka fajësuar qeverinë, të cilët e ka quajtur “komuniste”, “totalitare” dhe “jodemokratike”.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Dita e 60 apo 2 muaj, që kur bota demokratike i vendosi sanksione shtetit tonë.

– Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale të nivelit qëndror;

– Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale për nivelin lokal;

– Janë bllokuar miliona euro për projektet për ndërmarrjet publike;

– Janë bllokuar njohjet dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare;

– Janë bllokuar vizitat e bartësve të institucioneve publike në shtetet demokratike dhe institucionet ndërkombëtare.

Në këtë gjendje e sjell vendin e vet vetëm një mendësi qeverisëse KOMUNISTE, TOTALITARE dhe JO DEMOKRATIKE!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjakovës do të humbasë 2.4 milionë euro nga…