Selmanaj: Isa Mustafa është shumë mirë me shëndet
29 janar 2018
| 22:14
Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është mirë me shëndet, pasi iu komplikua gjendja kur nuk e trajtoi në kohë një grip sezonal ditë më parë.
Këtë e ka bërë të ditur në “Zona B” në “Klan Kosova”, Driton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Isa Mustafa është shumë mirë, trendi i kurimit është pozitiv, terapia dhe mënyra se si po vazhdon në Gjermani është në gjende pozitive. Pritet që edhe një kohë të qëndrojë atje dhe më pas t’iu kthehet angazhimeve në Kosovë”, ka thënë Selmanaj.