Selmanaj: Jemi krenarë me heroin Shefqet Mustafaj! (Video)
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj në përvjetorin e rënies heroike e ka përkujtuar heroin e lirisë së Kosovës, Shefqet Mustafaj.
Selmanaj ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se Shefqeti dhe familja e tij kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës, kurse sot të gjithë jemi krenarë me veprat e tyre heroike.
“Të gjithë ne jemi krenarë me heroin Shefqet Mustafaj! Tash e përgjithmonë krenaria për të do të jetoi ndër breza! Lavdi, heroit të kombit, Shefqet Mustafaj!”, ka shkruar deputeti Selmanaj, raporton “Epoka e re”.
Postimi i plotë i Rasim Selmanajt:
Dy fjalë për Heroin Shefqet Mustafaj, në përvjetorin e rënies!
Gllogjani në vitet 80-ta ishte vatër e organizimeve ilegale në krye me atdhetarin Ismail Haradinaj.
Në vitin 1981 u arrestuan, burgosën e dënuan me dhjetëra veprimtarë të asaj kohe në mesin e tyre edhe vëllai i Shefqetit, Sokoli i cili ishte dënuar me 5 vite burg nga regjimi i ish Jugosllavisë, poashtu edhe motra e tyre Ganimeti edhe axha Brahimi ishin dënuar me burg!
Pothuajse shumica e familjes Mustafaj në ato vite ishin burgosur e persekutuar!
Islam Mustafaj, Nimon Mustafaj, Naim Mustafaj kishin vuajtur vite nëpër kazamatet e Jugosllavisë madje edhe deri në Zenicë!
Shefqeti si fëmijë arrestohet e përjashtohet nga shkolla bashkë me Florim Mustafaj sot invalid lufte dhe një nga luftëtarët më të zot.
I brumosur me këto ideale në vitin 1981, nga babai i tij Fazli Mustafa dhe rrethi ai kurrë nuk do të ndalet duke punuar e ëndërruar lirinë e Kosovës!
Heroi Shafqet Mustafaj nuk do të ndodhet rastësisht në luftë madje edhe rënia heroike në Koshare i ka rrënjët në vitin 1981! Kjo familje nxori nga gjiri i saj edhe luftëtarin e madh, heroin Burim Mustafaj!
Të gjithë ne jemi krenar me heroin Shefqet Mustafaj! Tash e përgjithmonë krenaria për të do të jetoi ndër breza!
Lavdi, heroit të kombit, Shefqet Mustafaj!
https://www.facebook.com/RasimSelmanajOfficial/videos/1119671945035792/?t=4