Selmanaj kërkon nga qytetarët ta padisin KEDS-in dhe qeverinë Kurti nëse u prishen pajisjet shtëpiake

02 janar 2025 | 13:51

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar për krizën energjetike në Kosovë, ku siç ka thënë ai disa qytete e fshatra nuk kanë rrymë deri 48 orë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Selmanaj u ka bërë thirrje qytetarëve që ta padisin KEDS-in dhe qeverinë Kurti, në rast se u prishen pajisjet shtëpiake si shkak i mungesës së rrymës.

“Padinë duhet ta bëjnë vetë qytetarët, sepse Albin Kurti nuk i mbron ata. Ai tashmë ka hyrë në raporte dhe marrëdhënie të afërta me ata që udhëheqin me KEDS-in!”, ka shkruar Selmanaj.

Postimi i plotë:

E papranueshme që edhe në vitin 2025, qytetet dhe fshatrat e Kosovës deri ne 48 orë pa energji elektrike.

LV-ja dhe Albin Kurti dikur e cilësonin proces kriminal “Privatizimin e Rrjetit të Distribucionit dhe Shpërndarjes të KEK-ut”, kurse sot “qile guri gojën” nuk e thonë asnjë fjalë të vetme kundër KEDS-it, që po i lë qytetet dhe fshatrat e Kosovës deri në 48 orë pa energji elektrike.

Kontrata e privatizimit, e obligon KEDS-in që me çdo kusht t’i furnizoj qytetarët me energji elektrike, pavarësisht nivelit të prodhimit nga ana e KEK-ut. Nga njëra anë qytetarët kanë obligim t’i paguajnë faturat për energjinë e shpenzuar, kurse KEDS-i ka obligim të detyrueshëm ti ofroj qytetarëve energji elektrike.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që po ballafaqohen me mungesë të energjisë dhe rrjedhimisht edhe me prishje të pajisjeve shtëpiake, ta padisin KEDS-in dhe Qeverinë e Kosovës për mos zbatim të kontratës dhe mos ofrim të shërbimeve.

Padinë duhet ta bëjnë vetë qytetarët, sepse Albin Kurti nuk i mbron ata. Ai tashmë ka hyrë në raporte dhe marrëdhënie të afërta me ata që udhëheqin me KEDS-in!

Kështu e ka Albini, në opozitë sulmon, kurse në pushtet e shtrin qafën!

Hajnat n’burg!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se duhet të…