Selmanaj, Kurtit: Kujt po i shërben ti?
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhë e LDK-së, Driton Selmanaj, gjatë seancës së sotme e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se kujt është duke i shërbyer.
Selmanaj ka thënë se ka filluar të dyshoj tek Kurti, pas deklaratave të këtij të fundit për Oliver Ivanoviqin.
“Unë vërtetë kam filluar me dyshuar kur ti një vrasës e glorifikon. Kujt po i shërben ti, i kujt je ti, për kë je ti këtu?”, ka thënë Selmanaj.
Ai ka kërkuar shpjegime nga Kurti se çfarë po ndodhë saktësisht në veri të vendit.
“Unë e lus kryeministrin të vijë në një seancë tjetër që të na rrëfehet se çfarë po ndodh edhe me targat, edhe me zgjedhjet atje edhe me mungesën e sovranitetit. Unë sa e pash kryeministri nuk është as i gatshëm emocionalisht, ndoshta i duhet qetësi edhe këtij”, ka thënë Selmanaj.