Selmanaj, Kurtit: Zajednica, Zajednica…, tap kryeministër, e lëshove bajrakun

03 mars 2023 | 02:00

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ia ka përmendur kryeministrit Albin Kurtit shprehjen për demarkacionin që ia kishte thënë Ramush Haradinajt.

Derisa ka folur për Asociacionin, ai u shpreh me fjalët “Zajednica, Zajednica, tap kryeministër e lëshoj bajrakun”.

Në debatin për dialogun, Selmanaj derisa ka diskutuar për planin evropian tha se nuk i beson Kurtit, duke i përmendur edhe gjashtë kushtet për Asociacionin.

“Unë do ta përfundoj fjalinë time me një fjali të kryeministrit që më pat lënë shumë përshtypje dhe më pati pëlqyer shumë ‘Çakorri, Çakorri, Zhlepi, Zhlepi, tap kryeministër tha e lëshoi bajrakun’. E unë po ju them sot në gjuhën e tij ‘Zajednica, Zajednica, Zajednica, tap kryeministër e lëshoi bajrakun’”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Asociacioni i…