Selmanaj: LDK-ja nuk bën kompromis me postin e kryeministrit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, duke iu referuar sondazheve të fundit, ka thënë se kjo parti nuk bën kompromis me postin e kryeministrit.
“Sondazhet për një vit rresht e nxjerrin LDK-në të parën me mbi 30%, me së paku 8 pikë të përqindjes përpara partisë së dytë. Me trendin e rritjes të vitit 2018, LDK-ja shpejt arrin 35% të përkrahjes qytetare. Ky rezultat i mundëson LDK-së të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Dhe për këtë LDK-ja nuk bënë kompromis. Qëndrimi i Kryesisë dhe i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është i qartë, Qeveria e Kosovës do të udhëhiqet nga kryeministri i LDK-së”.
“LDK-ja është qartë alternativa më e besueshme për ruajtjen e shtetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, për zhvillim ekonomik e social dhe për integrim në BE. LDK-ja nuk bënë kompromis me përgjegjësinë që i japin qytetarët për të udhëhequr me shtetin”, ka shkruar Selmanaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/