Selmanaj: LDK-në e prekni veç nëse bëni komision hetimor për AShAK-un, as aty nuk gjeni asgjë

28 prill 2022 | 16:41

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se kjo parti është pro hetimit të çdo gjëje që mund të ketë ndodhur në vendin tonë.

Në seancën ku po diskutohet formimi i Komisioni Hetimor parlamentar për çështjen e energjisë elektrike, ai ka thënë se pozita mund ta prekë LDK-në vetëm nëse formon Komision Hetimor parlamentar për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK).

Selmanaj kështu iu përgjigj pretendimeve të pozitës se komisioni i propozuar nga ta për ta hetuar situatën me energjinë elektrike që nga viti 2006, po i frikëson partitë opozitare.

“LDK-ja në secilën temë… jo në fushën e energjetikës, por në secilën temë… hapni, themeloni komisione hetimore dhe i keni nënshkrimet tona sepse ama bash kurrkund s’kapeni fare. A di ku mund të kapeni me neve? Nëse bëni Komision Hetimor parlamentar për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e aty s’keni çka me gjetë send”, ka thënë Selmanaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS po shënon Ditën Ndërkombëtare për Siguri dhe Shëndet në…