Selmanaj: Me Kurtin Zajednica kalon, njohja reciproke nuk kalon
27 shkurt 2023
| 21:31
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas dakordimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq mbi propozimin evropian, i cili pritet të publikohet së shpejti.
Ai ka vlerësuar se Kurti po kthehet nga Brukseli plot hipokrizi, mashtrim e tradhti.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Me Albin Kurtin Kryeministër:
Zajednica – KALON
Statusi special i kishave – KALON
Njohja Reciproke – NUK KALON
Zbardhja e fatit të të pagjeturve – NUK KALON
Kërkim falja – NUK KALON
Dëmshpërblimi – NUK KALON
Ja ku e solli Kosovën ky njeri!.
Plotë hipokrizi, mashtrim e tradhti.