Selmanaj, ministres Haxhiu: Mos fol gojë, pa nevojë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka replikuar ashpër me ministren Albulena Haxhiu, e cila ka folur për Provimin e Jurisprudencës.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Haxhiu ka akuzuar ish-ministrin e Drejtësisë, Abelar Tahiri, se ka çuar lista me emra të njerëzve në komisionin për mbajtjen e këtij provimi.
Kurse, deputeti Selmani ka thënë se tash Haxhiu është në pushtet nuk bënë të flas kështu.
“Kryetar, i ndjeri akademik, Mark Krasniqi e ka pasë një libër me titull ‘Mos fol gojë, pa nevojë’, dhe kam përshtypje se më së shumti i shkon kësaj ministre, s’po e përmendi. Thotë unë kam informata që Komisioni paraprak me listë kush me shku aty. Pa Aleksandër Lumezin dhe Fejzullah Hasanin s’ka mujtë asni listë me kalu, nëse ke lista coi more në Prokurori, Lumezi është hala kryeprokuror. Ministre, sa keni qenë deputete, në opozitë, najherë edhe shpifjet edhe fjalët e tepërta munden me u kuptu, jo me u mirëkuptu, po tash në pushtet, mos folni morë kësaj fjalë. Kush më garanton sot mu që ti s’e ke bo një listë edhe ia ke cu Komisionit? Unë mujë me dyshu, po s’folet kështu”, ka deklaruar Selmanaj.