Selmanaj: Mos u habisni kur të ftohet edhe Kurti në Prokurorinë Speciale, hetimet do ta implikojnë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale.
Selmanaj e ka quajtur atë si “mashë” të kryeministrit Albin Kurti për atë që deputeti i LDK-së e quan korrupsion masiv për 1 mijë kontratat e nënshkruara, përfshirë ato në KEK.,
Sipas Selmanajt, s’duhet habitur kur të ftohet edhe kryeministri Albin Kurti nga Prokuroria Speciale, meqë sipas deputetit opozitar, hetimet do ta implikojnë edhe kreun e Qeverisë.
“Kam thënë me kohë, që krimi dhe korrupsioni në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje është i strukturuar. Nuk vidhet dhe nuk abuzohet me paranë publike pa dijeninë e Albin Kurtit. Dejona Mihali është njëra nga ‘mashat’ e Albinit, për korrupsionin masiv tek 1 mijë kontratat sekrete tek të gjitha ministritë, duke përfshirë edhe KEK-un. Mos u befasoni kur të ftohet për intervistim edhe Albini në Prokurorinë Speciale, sepse jam i bindur që zhvillimi i hetimeve detyrimisht do ta implikojnë edhe ate!”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.