Selmanaj: Në skandalin e Martin Berishajt janë të përfshirë edhe Kurti, Osmani e Gërvalla

17 janar 2023 | 22:34

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka thënë se dyshon se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk është i vetën në skandalin “Martingate”.

Ai tha se dyshon se në këtë skandal janë të përfshirë edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

“Po del që edhe figurat tona më të larta shtetërore në mënyrë direkte ose indirekte kanë lidhje. A kanë lidhje me paratë? A kanë lidhje me agjendën politike të tij? A kanë lidhje me agjendat politike të vendeve fqinje? Këtë nuk e dimë sepse është një proces që drejtësia do ta zbardh”, tha Selmanaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Holanda do të dërgojë një sistem të mbrojtjes raketore “Patriot”…