Selmanaj, opozitës: Lëreni inatet dhe bëhuni pjesë e dialogut
30 korrik 2018
| 16:40
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka ftuar opozitën që të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.
Selmanaj në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës i ka thënë partive opozitare që t’i lënë inatet dhe të bëhen pjesë e dialogut.
Ai ka thënë se derisa Serbia në këtë proces udhëhiqet nga presidenti, atëherë çfarë të keqe ka që edhe Kosovën në këtë proces ta udhëheq presidenti Hashim Thaçi.
/Epoka e re/