Selmanaj për fjalimin e Osmanit në Kuvend: Shumë mirë, por shumë vonë

21 nëntor 2024 | 16:44

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, duke komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvend, ka thënë se shefja e shtetit e ka kuptuar dhe ka filluar të rreshtohet kundër shkatërruesve dhe mohuesve të Kosovës.

“Edhe pse me shumë vonesë, shumë mirë që Vjosa Osmani e ka kuptuar dhe ka filluar të rreshtohet kundër shkatërruesve dhe mohuesve të Kosovës”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Tashmë gjithçka është e qartë.

Në njërën anë është LDK-ja, parti shtetformuese, që ka hisen kryesore në themelimin dhe pavarësimin e Kosovës. Themeluese e shumicës së institucioneve të Kosovës, konsoliduese e shtetësisë, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe thellimit të bashkëpunimit me aleatët e përhershëm si ShBA, Britania, BE-ja, NATO, etj.

Ndërsa, në anën tjetër është Vetëvendosje, e cila e mohoi dhe luftoi pavarësinë, flamurin, himnin dhe të gjithë shtetin e Kosovës, sulmoi institucionet e Kosovës, shkatërroj aleancat e Kosovës dhe e futi vendin nën sanksione dhe izolim ndërkombëtar.

Edhe pse me shumë vonesë, shumë mirë që Vjosa Osmani e ka kuptuar dhe ka filluar të rreshtohet kundër shkatërruesve dhe mohuesve të Kosovës.

Tashmë kjo ndarje është e qartë edhe për secilin votues. Zgjedhjen e bëjnë më 9 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta “Reporteri” ka raportuar në lidhje me thellimin e ndarjes në…