Selmanaj për Kurtin: Nga ‘krejt dhe drejt’ në ‘skanera për kofera’

20 qershor 2024 | 15:48

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar kundrejt kryeministrit Albin Kurti, për pjesëmarrjen e tij të djeshme në Gjermani.

Selmanaj ka thënë se kjo vizitë mund të kryhej edhe nga ministrat përkatës të qeverisë apo nga vet Aviacioni Civil i Kosovës.

“Nga strategjia ‘Krejt dhe Drejt’ tek strategjia ‘skanera për kofera’. Pasi ka Dështuar në çdo fushë të brendshme, si në: shëndetësi, arsim, ekonomi, drejtësi, infrastrukturë dhe diplomaci, Kurti ka nisur një strategji të re: ‘skanera për kofera’. Ndërkohë që Kosova tash e 1 vit është nën sanksione, pa njohje të reja dhe pa anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kryeministri do të duhej të ishte në një ofensivë diplomatike për të përmirësuar gjendjen dhe imazhin e Kosovës. Megjithatë, Kurti është aq i izoluar sa që, në vend që kjo vizitë të kryhej nga zyrtarë të ministrive përkatëse apo nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, ai ka gjetur kohë të merret personalisht me analizimin e skanerave për kofera. Sipas këtij trendi, projekti i ardhshëm i Kurtit do të jetë: ‘Makineria që ngjyros zebrat në rrugët e Gjermanisë’. Phuu po të lodhtë bre!”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla,…