Selmanaj për kushtet e Kurtit për takim: Nuk i mban ky kushtet, pas një jave do t’i harrojë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se sjella e kryeministrit Albin Kurti në takimin e zhvilluar të mërkurën në Bruksel dhe kushtet që i ka vendosur ai për tu takuar me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, janë një taktizim për konsum elektoral, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se kanë qenë kundër për mënyrën se si kjo qeveri ka zgjedhur strategjinë për të dialoguar, ku sipas tij, kjo e ka sjellur Kosovën një një pozitë të rëndë dialoguese.
Selmanaj ka shtuar se kushtet që ka vendosur Kurti për takim nuk do të i përmbahet, sipas tij, shumë shpejt ai do ti harroj ato.
“Sjellja e kryeministrit Kurti ishte taktizim i qartë politik për konsum elektoral të brendshëm dhe kjo është fatkeqe për Kosovën. Ne kemi qenë kundër për mënyrën së si ky kryeministër ka zgjedh strategjinë për të bërë dialog, do me thënë pothuajse gjithçka që është arrit në kuptimin e ecjes tutje deri në arritjen për një marrëveshje finale kjo ka sjellë Kosovën në një situatë dialoguese të rëndë negociuese, e para. E dyta ka hapur tema dhe ka sjellë marrëveshje si ajo e Brukselit, Aneks Marrëveshja dhe më pas e Ohrit si dhe drafti i cili është paraqitur, draft-statuti nga ana e ndërmjetësit do të thotë e ka pru situatën në pozitë shumë të rëndë për Kosovën. Pozita negociuese e Kosovës sot është ndoshta më e rëndë që nga fillimi i këtij procesi prandaj sjellja e tij me ato kushte të cilat i kishte vendosur dhe do ta admiron nëse i respekton ato kushte por gjithsesi ne e kemi parë që zoti Kurti shpeshherë ose në disa herë është rasti i pestë apo i gjashtë që ka vendos kusht dhe pas një jave dy jave i harron i shkrin ato kushte. Të gjitha krejt kushtet të gjitha kushtet që ky i ka paraqit sot e 20 vjet që është në politikë të gjitha ato i ka shkel”, ka thënë ai.
Selmanaj ka theksuar se sa më shpejt përfundon mandati i kësaj qeverie dialogu do të merr drejtimin e duhur që procesi më pas të mbyllet me njohje reciproke mes dy vendeve.
“Procesi negociator me kryeministrin Kurti ka degraduar rëndë dhe fatkeqësisht ka degraduar edhe pozita negociuese e Kosovës që i bijën ky kryeministër është i padenjë të them në mënyrën së si ka menaxhuar procesin e dialogut është i padenjë që t’i jep epilog pozitiv Kosovës në këtë proces. Sa më shpejt përfundon ky dhe qeveria e tij unë mendoj që duhet më pas të marrë krejtësisht drejtim tjetër, drejtimin e duhur që procesi më pas të mbyllet me njohje reciproke mes dy shteteve”, ka thënë ai.
“Po them në aspektin e përmbajtjes ato kushte normalisht që për Kosovën janë kushte serioze dhe të rëndësishme por problemi është se nuk është ky që i mban kushtet po t’i kishte këto kushte të vërteta do t’i bënte nga Kosova do t’i bënte një javë ose dy javë më përpara që ndërmjetësi të mos organizojë fare as teknikisht takimin për të shkuar. Pse a ke shumë e rëndësishme që zoti Kurti t’i hyp aeroplanit e të shkojë të bujë atje një natë në Bruksel do të thotë se sjellja e tij nuk ka të bëjë me veprimet konsistente të një politikani dhe të një lideri serioz dhe burrështetasi këto i ka kalkulime perfide për njerëz të vetë që e votojnë por jo për Kosovën jo për interesin e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai për EO.
Ndryshe, të mërkurën pas takimit që pati kryediplomati evropian, Josep Borrell me Kurtin e pastaj me Vuçiqin tha se nga Kurti është kërkuar që marrëveshja bazë të formalizohet me nënshkrim nga shefat përkatës të qeverive, të tërhiqet letra e 13 dhjetorit e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, si dhe të dorëzohet krimineli Milan Radoiçiq në Kosovë si kusht që të diskutojë me Vuçiqin tutje për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.