Selmanaj priti në takim njoftues ambasadorin e Hungarisë

18 janar 2021 | 13:08

Zëvendëskryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze dhe zëvendës shefin e misionit, Bela Bozsik, me të cilët ka diskutuar mbi mbështetjen e vazhdueshme që shteti Hungarez ofron për Republikën e Kosovës, përmes projekteve të ndryshme.

Ambasadori Hungarez, potencoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ofruar ekspertizë shtesë për Qeverinë e Kosovës në fushën e Integrimit Evropian.

Ambasadori Bencze, bëri me dije se shteti hungarez mbetet një ndër mbështetësit e fuqishëm që ka Kosova në institucionet e Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Selmanaj falënderoi ambasadorin hungarez për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe në rrugën drejtë integrimit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 720 mijë euro kanë kaluar nga llogaritë e Telekomit…