Selmanaj publikon fotografi të prindërve duke pritur për libra: Pasojat e mediokritetit në qeverisje
03 shtator 2024
| 20:38
Driton Selmanaj, deputet i LDK-së, ka publikuar dy fotografi, ku shihen shumë prindër duke pritur për t’u pajisur me librat shkollorë të fëmijve të tyre në një librari private.
Në shkrimin e tij, Selmanaj ka shkruar se këto pamje në dy fotografitë e publikuara janë “pasoja” të “mediokritetit në qeverisje”.
“Dita e 2-të e fillimit të vitit shkollor, prindërit duke pritur me orë të tëra para librarisë, për t’i blerë tekstet shkollore.
Ja pasojat e mediokritetit në qeverisje!” – ka shkruar ai.