Selmanaj: Pushteti po tenton t’i kap tri segmente të shtetit

27 qershor 2024 | 14:17

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në një konferencë për media ka dhënë arsyet se pse ky subjekt politik lëshoi seancën e sotme të Kuvendit.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk mund të bëhet pjesë e një agjende, që sipas tij, po votohen ligje që janë në shpërputhje me agjendën shtetërore.

Selmanaj ka thënë se pushteti që nga viti 2021 po tenton t’i kapë tri segmente të shtetit – sistemin prokurorial, KPM-në dhe zyrtarët publikë.

“Nuk mund të bëhemi pjesë, si LDK, e një agjende e cila duket tashmë që është e shumicës parlamentare, që të votojë ligje, ose të marrë vendime që janë në shpërputhje me agjendën shtetërore dhe rrugën për integrim në BE. Ne sot kishim në agjendë trajtimin e tri projektligjeve shumë të rëndësishme, ka të bëjë me sistemin prokurorial, ka të bëjë me KPM-në, dhe ligjin për Zyrtarët Publikë, që kap mijëra shërbyer publik në Kosovë. Kemi një përpjekje të qartë të mazhorancës që nga viti 2021 që t’i kap këto tri segmente të shtetit. Kemi dërguar ligjin për KPK-në dhe për zyrtarët publikë në Kushtetuese”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…