Selmanaj: Qeveria e sheh veten të pafuqishme në raport me opozitën
Sipas deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, qeveria po e sheh veten të pafuqishme në raport me opozitën.
Në “Rubikon” të “KTV”-së, në debatin për parlamentarizmin kosovar, Selmanaj ka thënë se pozita po implementon disa strategji për t’i ikur përballjes me opozitën.
“Karakteristikë e kësaj legjislature është se votë popullore më shumë ka në opozitë. Qeveria duke e parë veten të pafuqishme në raport me opozitën ka nisë të implementojë disa strategji. E para është që të shtyjë debatet parlamentare që të humbë relevanca e tyre, më pas është ikja nga pyetjet parlamentare dhe mosgatishmëria për përgjigje në komisionet parlamentare kur ftohen ministrat. Kjo tregon se qeveria ka intencë të tërheqjes e të mos përballet me opozitën”, ka deklaruar Selmanaj.