Selmanaj: Raporti i Progresit tregoi se bashkëpunimi i dobët me opozitën ka penguar progresin e vendit

31 tetor 2024 | 12:14

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se Raporti i Progresit ka treguar se Kuvendi ka pasur vështirësi në arritjen e kuorumit për vendimmarrje, gjë që ka vonuar funksionet tjera kyçe të shtetit.

Ai ka theksuar se raporti shpërfaq edhe mungesën e bashkëpunimit me partitë opozitare ka penguar progresin dhe reformat e lidhura me BE-në.

“Te institucionet demokratike, flet për Kuvendin e Kosovës ku thotë se ‘Kuvendi ka pasur vështirësi në arritjen e kuorumit për vendimmarrje, gjë që ka vonuar funksionet tjera kyçe. Mungesa e bashkëpunimit me partitë opozitare ka penguar progresin dhe reformat e lidhura me BE. Niveli i lartë i vendimmarrjes ka centralizuar ka dobësuar demokracinë dhe rolin e ministrive përkatëse. Kur flitet për administratën publike, dobësitë e administratës mbeten të shumta, përkeqësim si pasojë e strukturave të paqarta dhe përparim i kufizuar në kuptim të praktikave të rekrutimit mbi baza të meritës, numri i madh i pozitave kyçe me ushtrues detyre, kontribuon në një mjedis të paqëndrueshëm administrativ”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda e Bogujevci, ka pasur një përplasje…