Selmanaj reagon ndaj qeverisë: Këta edhe Zotit ia vjedhin meritat

15 korrik 2024 | 11:24

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rrathët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se qeveria po merr merita për rendimentin e lartë të grurit pa bërë asgjë.

Selmanaj ka thënë se rendimentet e larta “janë në dorë të Zotit”, duke akuzuar qeverinë se nuk i ka bërë ato punë që janë në dorën e saj.

“Në parim, qeveritë përgatisin strategji, ndërmarrin veprime dhe pastaj presin rezultate. Kjo qeveri tenton të përvetësojë edhe faktin që këtë vit toka e Kosovës ka dhënë rendimente të larta, por pa treguar se çfarë ka bërë ndryshe. Sepse nuk ka bërë asgjë. Ajo që është në dorë të Zotit ka dhënë rezultate, por pse nuk po ka rezultate tek punët që janë në duart e tyre?”, ka shkruar Slemanaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Zemajt:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mënyra se si qeveria kosovare ka trajtuar aleatët ka lënë…