Selmanaj: Shumë shpejt do të hapet rruga për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, është pajtuar me gazetarin Lirim Mehmeti, i cili e ka lavdëruar Marrëveshjen e Uashingtonit që e kishte nënshkruar ish-kryeministri Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë.
Deputeti i LDK-së ka vlerësuar se ai dokument ka qenë dhe mbetet marrëveshje me vlera të mëdha historike.
Selmanaj ka shkruar në “Facebook” se për fat të keq të Kosovës, Kurti ka punuar kundër kësaj marrëveshje.
Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të hapet rruga për zbatimin e saj.
“Për fatin e keq të Kosovës, Albin Kurti vendosi të punoj kundër kësaj marrëveshje dhe rrjedhimisht edhe kundër interesave strategjike të Kosovës. Agjendat e tilla bllokuese shumë shpejt do dështojnë dhe do hapet rruga për zbatimin e plotë të saj, por… Kosova i humbi 4 vite mundësi për zhvillim dhe fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtarë. Marrëveshja e Ëashingtonit ka qenë dhe mbetet marrëveshje me vlera të mëdha historike për Kosovën”, ka shkruar Selmanaj.