Selmanaj, Sveçlës: A bën t’i dijë prokuroria tenderët sekretë që t’i bashkoheni shokut tuaj Nagip Krasniqit?

29 shtator 2024 | 15:04

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili provoi të arsyetojë tenderët njëburimor me çështje sigurie.

Ai ka thënë se “hajnat dhe hajnia”, gjithmonë provohen të fshehen prapa temave nacionaliste!

“Abuzime në të katër anët, në mbi 2123 tenderëve dhe kontratave sekret në vlerë prej 272 milionë eurove, e pa fije turpi dalin e na thonë, se nuk i bëjmë publike, sepse nuk duhet t’i dijë Rusia e Serbia. Prokuroria a bën t’i dijë dhe t’i bashkoheni edhe ju shokut tuaj Nagip Krasnqit?! Hajnitë, nuk ua amniston as Rusia dhe as Serbia, sepse do të jepni llogari para organeve të drejtësisë dhe para qytetarëve të Kosovës. Qeveria e shpresës u shndërrua në makth për qytetarët!”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se…