Selmanaj takohet me Abbottin: Qeveria mbetet e përkushtuar për ta zbatuar programin
08 shkurt 2021
| 14:55
Zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e ka informuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend si dhe përgatitjet për zgjedhjet për Kuvend të Kosovës.
Po ashtu, Selmanaj e ka njoftuar ambasadorin Abbott se përkundër procesit elektoral i cili është duke u zhvilluar, qeveria në detyrë mbetet e përkushtuar për të zbatuar programin e saj në përputhje të plotë me obligimet ligjore si dhe kushtetuese.
Ndërsa ambasadori Abbott ka theksuar se Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë partner për Republikën e Kosovës në procesin e fuqizimit të sundimit të ligjit dhe rritjes së llogaridhënies.