Selmanaj thotë se ende s’i kanë votat për Demarkacionin
Projektligji për demarkacionin, i cili pritet të shkojnë javën që vije në Kuvendin e Kosovës, për të katërtën herë nuk i ka siguruar votat e mjaftueshme për ratifikim.
Kështu ka deklaruar për “Indeksonline” deputeti i grupit parlamentar të AAK-së, Rasim Selmanaj, i cili ka theksuar koha e mbajtjes së seancës varet nga ajo nëse janë siguruar votat e mjaftueshme për ratifikim.
“Nuk besoj që mund të shkoj gjatë, mirëpo ne nuk mund ta sjellim demarkacionin në seancë prapë, për pa e pasur edhe një here akordimin e partive politike dhe të votave sepse tani për tani votat nuk janë”, ka thënë Selmanaj.
Ndërkaq, sa i përket ndërrimit nga ana e Komisionit për Punë të Jashtme të pikave në dokumentin e marrëveshjes për demarkacionin, Selmanaj ka thënë se renditja do të rikthehet ashtu siç ishte akorduar në marrëveshjen ndërmjet partive.
“Ndërrimi i pikave në marrëveshjen për demarkacionin nga komisioni për Punë të Jashtme, e konsideroj më shumë një gabim teknik ose mungesë të koordinimit. Përndryshe ky dokument duhet të kthehet ashtu si ishte propozim i Kryeministrit Haradinaj, ku si pikë e parë është marrëveshja e 2015, e dyta është raporti i zotit Bulliqi dhe deklarata e dy presidentëve”, ka thënë ai.
Më tej, Selmanaj shtoi se renditja e këtyre pikave në këtë dokument duhet me qenë ashti si është rënë dakord nga partitë politike sepse i vetmi ndryshim që ka ndodh asht tek fjala “Si orientim”.
“Unë personalisht nuk isha pajtu për ta futur atë fjalë sepse është e panevojshme dhe nuk është që luan ndonjë rol të madh. Mirëpo meqenëse ka qenë marrëveshje mes partive politike atëherë duhet të kthehet sipas marrëveshjes”, ka thënë Selmanaj.