Selmanaj thotë se këto katër vjet Kurti ka qenë shef edhe në presidencë

22 nëntor 2024 | 16:56

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se për këto katër vjet, të gjitha institucionet e Kosovës janë drejtuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Selmanaj ka thënë se për qytetarët është shumë e qartë që demokracia në Kosovë rikthehet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Në këto 4 vite, Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria kanë pasur një udhëheqës të vetëm politik, e ai ka qenë Albin Kurti! Për qytetarët e Kosovë tashmë është shumë e qartë, Demokracia rikthehet pas 9 shkurtit!”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Fortesë të Rahovecit sot i është dhënë lamtumira e…