Selmanaj thotë se s’ka kuptim kjo qeveri nëse s’kalon Projektligji për Rimëkëmbje

20 nëntor 2020 | 08:34

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dritan Selmanaj, ka thënë në emisionin “Pressing në T7”, se nëse dështon kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomik atëherë i humb kuptimi kësaj qeverie.

Selmanaj ka thënë se votimi i këtij projektligji duhet të ndodhë brenda një afati optimal.

“Nëse nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbje atëherë i humb kuptimi qëndrimit të kësaj qeverie”, tha Selmanaj.

“Ligji për Rimëkëmbje është krucial për këtë qeveri”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E premtja është dita e fundit në të cilën mund…