Selmanaj: Turri e vrapi për ta takuar Vjosën, është turr për ta rrëzuar LDK-në

21 mars 2021 | 11:49

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar kryetarin e tij, Lumir Abdixhikun, i cili tha se duhet të takohet me Vjosa Osmanin, menjëherë pasi të konstituohet legjislatura e tetë.

Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se ‘turri dhe vrapi’ për ta takuar Vjosa Osmanin, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në.

“Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik”.

“‘Turri dhe vrapi’ për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve QËNDRESTARË të saj”, ka shkruar Selmanaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është gati për ndeshjet kualifikuese për Botërorin e Katarit…