Selmanaj ua bënë mat dy shahistëve ndërkombëtarë
07 maj 2019
| 18:22
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, në profilin e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se ka mposhtur, në lojën e shahut, dy mjeshtër ndërkombëtar të shahut, Bedri Sadikun dhe Bogdan Podlesnikun.
Deputeti Selmanaj lojën e shahut e ka ushtruar më së shumti gjatë qëndrimit në burgjet e ish-Jugosllavisë, sa ka qenë i burgosur politik.
Ja postimi i plotë i Selmanajt:
Në Simultanen e Shahut që u mbajt sot në Prishtinë, mposhta dy mjeshtër ndërkombëtarë të shahut, Bedri Sadikun dhe sllovenin Bogdan Podlesnik.
Pas humbjes të dy mjeshtërit ma uruan fitoren, mbase të merituar!
RS