Selmanaj vlerëson lart rolin dhe kontributin e shoqërisë civile
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur të premten në takim organizatat e shoqërisë civile, ku u diskutua rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e subjekteve politike, projektligj ky i cili tanimë është edhe pjesë e Programit Legjislativ për vitin 2020.
Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, u shprehën të gatshëm që të vazhdojnë të kontribuojnë në iniciativat ligjore të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, duke ndihmuar kështu në draftimin e ligjeve.
Njëherësh, zëvendëskryeministri Selmanaj ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim, si dhe vlerësoi lart rolin dhe kontributin e shoqërisë civile gjatë gjithë procesit të hartimit të këtij Projektligji. /Epoka e re/