Selmanaj “zbulon” sekretin amerikan që mund ta trondit botën: Globi po rrezikohet nga sulme jashtëtokësore

10 mars 2020 | 23:43

Vizita e një delegacioni të Kuvendit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të muajit shkurt të këtij viti mund të konsiderohej rutinore, por mesazhi që deputeti i LDK-së Driton Selmanaj thotë të ketë marrë në Uashington, mund të “trondit” botën.

I takuar me kongresistë dhe përfaqësues të agjencive shtetërore të ShBA-ve, Selmanaj shpalosi sonte detaje për ide të papërmendura më parë nga zyrtarë shtetërorë amerikanë.

Sipas asaj që deklaroi sot deputeti i LDK-së, zyrtarët amerikanë i kanë dhënë atij informacione se janë duke u përgatitur ushtarakisht për mbrojtje nga sulme eventuale që mund të vijnë nga armiq jashtëtokësor.

“Po ju tregoj rreth vizitës që kishim në Amerikë. Ata na shpjegonin për përgatitjet e tyre se si të mbrohet globi nga sulmet eventuale të dikujt tjetër jashtë globit krejt, e na po i dalim telashe”, u shpreh Selmanaj, teksa po tentonte të shpjegonte për çështjet madhore me të cilat merren ShBA-të.

Duke vazhduar krahasimin, pasi dha deklaratën që mund të ketë zbuluar një sekret shtetëror amerikan, Selmanaj nënvizoi se Republika e Kosovës është problem i vogël i ShBA-ve, ndonëse zyrtarë shumë të afërt të presidentit Donald Trump, janë përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi tash e disa javë.

“Mor jemi hajgare për ta, kuptojeni këtë”, tha Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, duke folur…